27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Basha përjashtoi Bardhin nga PD, Berisha: Nuk ka asnjë vlerë, Lulzim Brava …

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD, teksa ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në një komunikim të shkurtër për gazetarët. I pyetur në lidhje me vendimin e Kryesisë, për përjashtimin nga PD të Gazment Bardhit, Berisha tha se nuk ka asnjë vlerë.

Berisha hodhi akuza ndaj Lulzim Bashës, se është i marrë peng nga qeveria dhe se lexon vetëm fletushkat që sipas tij i jep Taulant Balla.

Berisha: Lulzim Brava nuk bën gje tjetër, vetëm lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës . Nuk ka asnjë vlerë, është i keqpërdorur por që gradualisht gjerat po kthjellohen rreth një personi, është i marrë peng nga kjo qeveri.

Më herët Berisha ka komentuar përjashtimin e deputetëve të Opozitës për 10 ditë nga Kuvendi. Berisha tha se qeveria po bën gjithçka për të shtypur të drejtat e opozitës.

Berisha: Absurde, të pabazuar, tërësisht në shkelje flagrante të rregullores, të përjashtimit të disa deputetëve nga Edi Rama, sepse ua kam thënë dhe ua them prap, ky është Linda e Parlamentit, është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama. Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin, tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës. U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...