26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

3 vitet e fundit numri i kredive për shtëpi në Shqipëri është rritur me 19% më shumë

Shqiptarët kishin rreth 35,300 kredi për shtëpi pranë sektorit bankar në gjysmën e dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tre vitet e fundit numri i kredive për shtëpi është rritur me 19% ose rreth 5600 kredi më shumë.

Kjo periudhë përkon me ciklin e rritjes së fortë të tregut të pronave pas pandemisë. Kredia bankare ka qenë ndër faktorët që kanë mbështetur kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme gjatë këtyre viteve. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rreth 40% e blerjeve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.

Statistikat vlerësojnë se madhësia mesatare e një kredie për shtëpi në mesin e këtij viti ishte 4.4 milionë lekë. Edhe madhësia mesatare e kredisë ka ardhur në rritje, me 16% krahasuar me tre vjet më parë. Rritja e çmimeve të pronave ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës mesatare të kredisë për blerjen e tyre.

Nga ana tjetër, masa e rritjes së kredisë mesatare është frenuar nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron gjatë viteve të fundit, duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e portofolit është në monedhën europiane.

Mund të përllogaritet se afërsisht 4.7% e familjeve shqiptare kanë një kredi për shtëpi, llogaritur si raporti mes numrit të kredive për shtëpi dhe numrit të familjeve.

Sipas vlerësimit të bankave, që nga fillimi i vitit 2022 rritja e normave të interesit, zhvillimet në tregun e banesave dhe në një masë më të vogël besimi i konsumatorit kanë ndikuar në frenimin e kërkesës së kredive për blerje banese, por treguesit janë përmirësuar gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023.

Në krahasim me periudhat e mëparshme, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit bankat kanë raportuar standarde më të lehtësuara të kërkesës për kolateral në raport me vlerën e kredisë, çka mund të ketë nxitur edhe më tej rritjen e kredisë së individëve për blerje banesash. Bankat presin që kërkesa e familjeve për kredi për blerje banesash të vijojë të mbetet e qëndrueshme edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023.

Sektori bankar vazhdon të shfaqë ofertë relativisht tërheqëse në segmentin e kredive për shtëpi dhe rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në kreditë e reja nuk është reflektuar plotësisht. Kredia për shtëpi është një produkt afatgjatë dhe një kolonë e rëndësishme për ndërtimin e portofoleve të bankave, ndaj konkurrenca ngelet e lartë, me marzhe më të ulëta dhe me norma fikse interesi në vitet e para të kredive.

Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët arriti në afërsisht 176 miliardë lekë ose rreth 1.66 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e portofolit të kredisë për shtëpi është rritur me 8.7%, ndërsa krahasuar me tre vjet më parë është rritur me 42.8%.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...