26.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Tre shtetas shoqërohen nga policia në Pogradec pasi dyshohet se plagosën me thikë një 29-vjeçar

Tre shtetas janë shoqëruar nga policia në Pogradec pasi dyshohet se plagosën me thikë një 29-vjeçar ditën e sotme.

Për shkak të një konflikti për motive të dobëta tek zona e ish-tregut, tre vëllezër, E.B., 28 vjeç, A.B., 20 vjeç dhe E.B., 25 vjeç goditën me thikë në trup shtetasin G.D., 29 vjeç.

Tre vëllezërit janë shitës në treg, dhe janë grindur për blerjen e ullinjve me G.D. Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 29 vjeçarin.

Burime nga spitali bëjnë me dije se momentalisht i dëmtuari është në sallën e reanimacionit, duke marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka rrezik për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Plagosën me mjet prerës gjatë një konflikti një 29-vjeçar, kapen dhe shoqërohen nga Policia 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 10.10.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...