23.5 C
Tiranë
Monday, April 13, 2026
spot_img

Video/ Kë kam për takim për të ndenjtur gjithë natën, çmimi 200 euro, rezervoni shpejt”, ja çfarë u gjet nga monitorimi i adresave të 3 të rinjve

    

Policia ka nisur hetimet për tre shtetas të mitur në tiranë, të cilët përmes mashtrimit në rrjete sociale përfituan një shumë prej 30 mijë eurosh.

Sipas njoftimit, tre të miturit hapnin  llogari me të dhëna false në rrjete sociale dhe mashtronin qytetarë duke i premtuar favore seksuale.

Janë zbardhur dhe dokumentuar rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik.”

“Kush është për takim nesër DM”, “kush është për takim tani në Tiranë”, “Kë kam për takim për të ndenjtur gjithë natën, çmimi 200 euro, rezervoni shpejt”, “Kush është për takime tek apartamenti im, kaloni në DM”, këto janë disa nga Instastoryt e postuara në llogaritë e krijuara me të dhëna false.

Pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

DVP Tiranë fton qytetarët që nqs do të konstatojnë profile të tilla nëpër rrjete sociale, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e meritonte finalen”, Edisa Demollari komenton Brikenën dhe Mateon: “E kanë lojë”

0
Në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe...

Vlorë/ 5-vjeçari bie nga ballkoni i banesës, humb jetën në spital

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 5-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga...

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...