29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

BIRN: Macron vë në diskutim liberalizimin e vizave për Kosovën

19:09 – 17.10.23E.D
Gjatë vizitës në Tiranë, presidenti Macron tha se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të vihej në rrezik nëse nuk pranonte planin franko-gjerman, por ekspertët e integrimit shpjegojnë se vetoja franceze nuk mjafton për të bllokuar lëvizjen e lirë të shtetasve kosovarë në fillim të vitit të ardhshëm.

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi të martën nga Tirana që Serbia të dënojë sulmin në Banjskë dhe Kosova të pranojë asosacionin për komunat me shumicë serbe, sipas planit franko-gjerman.

“Ajo çka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë; riorganizmi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe në institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare,” deklaroi Macron në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Macron paralajmëroi gjithashtu autoritetet kosovare se plani i liberalizimit të vizave mund të vihej në rrezik, nëse Prishtina nuk do të pranonte asocacionin.

“E them me shumë qartësi, ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e liberalizimit të vizave. Sa i përket Francës, është pezulluar sepse ka të bëjë me respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala e dhënë sot nuk po mbahet,” tha ai.

Duke folur pas Macronit, kryeministri Edi Rama e theksoi disa herë rrezikun e pezullimit të lëvizjes së lirë, duke e quajtur “dramatike” nëse Kosova do të humbiste këtë të drejtë të fituar.

“Mua më rrëqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, por në anën tjetër nuk duhet të rrimë ta kërkojmë te Presidenti i Francës,” tha ai.

Për Ramën, faji bie mbi autoritetet e Kosovës.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes,”, tha ai, duke shtuar se plani franko-gjerman është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës.

Në prill të këtij viti, Parlamenti Europian miratoi marrëveshjen për lirinë e vizave me qëndrim të shkurtër në vendet e Shengenit me Kosovën. Marrëveshja parashikonte që përjashtimi nga sistemi i vizave do të hynte në fuqi në janar të 2024-ës pas adoptimit të anës teknike.

Ekspertët e integrimit thonë se një pezullim i mundshëm kërkon nisjen e procedurave ligjore të reja pasi vendimmarrja politike e Bashkimit Europian është marrë tashmë.

“Që të ndodhë kjo, Franca duhet të kërkojë amendim te rregullores dhe të nisë një procedurë legjislative, por në këtë rast do duhet që ta mbështesë shumica e vendet e tjera,” i tha BIRN Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i “European Movement Albania”.

Sipas tij, vendimi në Këshillin Europian, organi më i lartë vendimmarrës i BE-së është marrë dhe nuk jemi më në variantin e vetos që mund të përdorte Franca.

“Pezullimi ndodh kur e kërkon një vend anëtar dhe e miraton Komisioni,” shtoi ai duke sjellë në vëmendje rastin e Holandës kur parlamenti kombëtar e më pas qeveria kërkuan pezullimin e lëvizjes pa viza për shtetasit shqiptarë, kërkesë e cila u rrëzua nga Komisioni Europian

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...