26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aksident fatal në Itali/ Shqiptari përplaset me një makinë tjetër dhe humb jetën në vend, ja çfarë i gjen policia në makinë

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Modena, Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se, bëhet fjalë për Saimir Gjoka, 38 vjeç. Mësohet se makina ku po udhëtonte Gjoka është përplasur me një tjetër makinë, duke dalë nga rruga.

Aksident fatal ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në seksionin e Modenës të A1, pranë Cognento. 38-vjeçari nga Shqipëria, Saimir Gjoka, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit, nga automjeti në të cilin ishte bllokuar.

55-vjeçari që udhëtonte me makinën tjetër ka mbetur i plagosur por lehtë.

Policia rrugore, e cila ka nisur hetimet, ka gjetur në makinën e shqiptarit një çantë plot me para dhe me sa duket edhe mallra të dyshimta.

Ndërkohë, edhe me ndihmën e dronëve, policia është në kërkim të pasagjerit tjetër të mjetit, i cili është arratisur pas përplasjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...