10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zllatan Ellek është zgjedhur kryetar i ri i Listës Serbe në Kosovë

Zllatan Ellek është zgjedhur kryetar i ri i Listës Serbe në Kosovë. Ai është ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut. Ellek u zgjodh në seancën e Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur të martën në Mitrovicën e Veriut, ku Lista Serbe zgjodhi edhe kryesinë e re. Lider i Listës Serbe deri më tani ishte Goran Rakiç. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Këto ndryshime në lidershipin e partisë po ndodhin pas ngjarjeve të dhunshme në Banjskë afër Zveçanit në veri të Kosovës më 24 shtator. Një grup i armatosur serb sulmoi policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, mori përgjegjësinë për këtë sulm dhe dha dorëheqjen nga ajo pozitë. Ai është duke u hetuar, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi.

Pas këtyre ngjarjeve, Zllatan Ellek është zgjedhur kryetar i Listës Serbe. Megjithatë, disa personalitete dhe politikanë serbë e shohin këtë ndryshim si një formalitet dhe nuk presin ndryshime thelbësore në mënyrën sesi Listës Serbe do të funksionojë në të ardhmen. Disa prej tyre po formojnë një parti të re, Lëvizja Popullore Serbe, si alternativë e Listës Serbe, për të përfaqësuar interesat e serbëve në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...