10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

GJKKO shtyn seancën për ish-kryeministrin Berisha , ja kur do të mbahet

Avokati Genc Gjokutaj, përfaqësuesi i palës mbrojtëse, ka bërë të ditur për mediat se ata kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për shpërdorim detyre. Si rezultat, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur të shtyjë seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha. Njoftimi zyrtar nga Gjykata e Posaçme tregon se seanca gjyqësore është shtyrë dhe do të mbahet të mërkurën, më 25 Tetor, në orën 14:30.

Njoftimi zyrtar:

Seanca gjyqesore shtyhet per t’u zhvilluar neser, dite e Merkure, ora 14:30, pasi mbrojtesit kerkuan kohe te njihen me aktet.

Më herët u njoftuar shtyrja e seancës për në orën 18:00 të ditës së sotme. Vendimi u mor pasi avokatet e Berishës kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet dhe dokumentacionin.

Ish-kryeministri refuzoi kërkesën e GJKKO-së për t’u paraqitur në Gjykatë për t’u marrë në pyetje në lidhje me hetimet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale”, njoftoi Gjykata.

Por Sali Berisha s’ka pranuar të shkojë për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e ish kompleksit Partizani, për të cilin është arrestuar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Në ambientet e gjykatës është paraqitur avokati i Berishës, Genc Gjokutaj rreth orës 13:55, orar kur ishte parashikuar edhe nisja e seancës ndaj ish-kryeministrit, ndaj të cilit është vendosur masa “detyrim paraqitje”, si edhe iu është bllokuar pasaporta.

I pyetur në lidhje me këtë vendim, gjatë një konference me gazetarët, ish kryeministri u shpreh se do të shkojë sa herë të thirret, por vetëm kur gjykatësi të heqë masën e sigurisë ndaj tij, të cilën e cilësoi si antikushtetuese.

“Është ndryshe kjo. Nuk është se unë nuk e pranoj. E deklarova më parë dhe e deklaroj me sinqeritetin më të madh, se unë sa herë të thirrem do të shkojë. Të heq gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë a do të shkoj unë apo jo. Por vendosja e masës antikushtetuese pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë që i lejon vetes një vendim, unë nuk mund ti lejoj vetes të shkel kushtetutën. Që nesër po të sjellin amendamentin e vitit 2012 në parlament, Sali Berisha e voton.

Unë jam për barazi të qytetarëve para ligjit themelor të shtetit. E kam dëshmuar që nuk kam qenë për asnjë diskriminim mes deputetit dhe zgjedhësit. Në këtë mënyrë siç i bën Edi Rama është republika e kanabisit, drogës.“, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...