10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Berisha: Edi Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë,nuk po rrëzon dot opozitën

Sali Berisha:

Edi Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë. Nëqoftëse Enver Hoxha e rrëzoi me plumba opozitën, ky përsëri me gjithë përpjekjet më të mëdha që ka bërë nuk ja ka dalë të rrëzojë opozitën.

Në fakt kjo histori për të cilën ne jemi sot këtu fillon në prillin e vitit 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë pavarësisht nga lumenjtë e djersës që populli fisnik opozitar derdhi në ato zgjedhje për fitore e demokracisë.
Edi Rama qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengun. Ky i fundit i kapur me dosjen që ja mban varur Edi Rama shiti zgjedhjet dhe në fund dërgoi njerëzit e tij për të marrë uratën e Sali Berishës, për bashkëqeverisje. Atë ditë nëse unë kisha pranuar atë marrëveshje sot nuk do të isha non grata, nuk do të kisha dhëndërrin padrejtësisht në burg. Por si mund ta pranoja unë këtë.

Ky pazar me Edi Ramën do të ishte thikë pas shpine në zemrën e shqiptarëve. Ky pazar me Edi Ramën do të ishte vdekja e opozitës, firmosja për të shkatërruar kombin.

Pluralizmi është fëmija im, fëmija e të gjithë atyre që luftuan në ’90 për shembjen e diktaturës. Nuk mundet kurrë që unë të bëja një kompromis të tillë për të asgjësuar pluralizmin që sollëm në vitet ’90.

Pasi refuzova kategorikisht njerëzve të Bravës këtë propozim, Edi Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës. Ashtu si Enver Hoxha ndaj opozitës së ’45, në vitin 2021, Edi Rama tentoi të asgjësojë politikisht Sali Berishën, kësaj here me plumbin e lobingut. Kontaktoi McGonigalin me mekanizma manipulativ dhe korruptiv, Sali Berisha dizenjohet non grata.

Po ndalem këtu, pasi sot McGonigal është vetëdeklaruar fajtor për dosjen shqiptare, ai gjendet pas hekurave dhe përveç kësaj, në webin tim gjendet një raport i të ashtëquajtua prova që u përdorën për non gratin time, që mund ti shkarkoni dhe ti shikoni siç burojnë nga Edi Rama, Lulzim Brava dhe mediat e financuara nga Soros.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...