29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Amir Rrahmani përkthen këngën napoletane dhe e këndon në shqip, konkuron të dashurën e tij

Amir Rrahmani ka filluar të tregojë talentin edhe si këngëtar pas lidhjes me Era Istrefin. Mbrojtësi i Kosovës dhe i Napolit, ka zbuluar këtë talent të fshehtë në një video që është publikuar nga klubi italian në YouTube.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare te Napolit, ai ftohet që të përkthejë në gjuhën shqipe vargjet një kënge të vjetër napolitane, “Reginella”, e krijuar më shumë se 100 vite më parë. Mbrojtësi ia del me shumë sukses të përkthejë në gjuhën shqipe fjalët e kësaj kënge, ndërsa bashkëbiseduesi i tij çuditej me shqiptimin e vështirë të fjalëve.

“Ne kemi 36 germa në alfabet, është i vështirë për ju”, tallej ndërkohë Rrahmani, i cili përfundoi me sukses detyrën.

“Të kam dashur/ ti më ke dashur/ por tani nuk duhemi më/ por ndonjëherë ti / rastësisht më mendon”, ishin vargjet e përkthyera dhe në fund të kënduara me shumë sukses nga mbrojtësi i Kosovës i cili tregoi se mund të rivalizojë denjësisht me partneren e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...