27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Serbia drejt zgjedhjeve të reja tëparakohshme parlamentare

Qeveria serbe i dërgoi të hënën presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç propozimin për shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke i hapur rrugë formalisht caktimit të datës së zgjedhjeve që pritet të jetë 17 dhjetori i këtij viti.

“Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke ulur tensionet e krijuara midis opsioneve rivale në shoqëri, duke refuzuar gjuhën e urrejtjes dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendimet dhe pikëpamjet për çështje të caktuara politike, ekonomike dhe të tjera, përfshirë edhe afirmimin e mëtejmë të vlerave evropiane”, thuhet në një njoftim të qeverisë serbe, që udhëhiqet nga Partia Përparimtare serbe e presidentit Aleksandar Vuçiç.

Në propozim ndër të tjera thuhet se “kohët e fundit ka pasur kërkesa nga një pjesë e opinionit për shpalljen e zgjedhjeve të reja, të jashtëzakonshme për deputetë dhe se më 11 shtator 2023, një pjesë e partive politike opozitare i paraqitën një kërkesë të tillë presidentit të Serbisë”.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta me radhë në tre vjet e gjysmë në Serbi.

Pushteti në Serbi është përballur me trysni në rritje nga opozita pas dy sulmeve masive në pranverën e këtij viti që lanë pas vetes 17 të vrarë duke nxitur zemërimin e publikut dhe protesta masive kundër qeverisë.

Paralajmërimi i zgjedhjeve të reja, ndodhë në një periudhë përpjekjesh diplomatike perëndimore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, mes tensioneve që pasuan një sulm të një grupi serbësh të armatosur ndaj policisë së Kosovës me 24 shtator.

Javën që lamë pas udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane, Francës, Gjermanisë dhe Italisë i kërkuan Kosovës më shumë autonomi për pakicën serbe, ndërsa Serbisë njohjen “de fakto” të pavarësisë së Kosovës.

Udhëheqësit evropianë u thanë palëve se normalizimi është kusht për rrugën e tyre drejt integrimeve evropiane.

Serbia e ka shpallur anëtarësimin në BE si aspiratë të saj, por vazhdon të ruajë lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë./

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...