26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Video/Kampioni i Europës në karate,Alvin Karaqi nderohet nga Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, kampioni i Europës në karate, Alvin Karaqi, është nderuar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”. Ky nderim vjen si një njohje e suksesit të Alvin Karaqir në Kampionatin Europian të Karatesë të mbajtur në Poloni në muajin Qershor të këtij viti, ku ai fitoi medaljen e artë dhe nderoi himnin kombëtar shqiptar me triumfin e tij.

Edi Rama, kryeministri i vendit, ka bërë batuta të ndryshme gjatë ceremonisë.Ai tha se nuk ishte aty për të bërë vjehrrin e sportistit, por për të vlerësuar ceremoninë dhe suksesin e Alvin Karaqit.

Rama:
“Një shembull frymëzues dhe të jashtëzakonshëm për këdo që në rrugën e pasionit të vet, është i gatshëm të sakrifikojë dhe të angazhohet pavarësisht mundit dhe vështirësive dhe jeton, merr frymë, ushqehet me idenë e ngjitjes në majë dhe të të qenit fitimtar. Më ka bërë përshtypje, dashuria e tij pasionante për atdheun dhe të jetuarit e tij me flamurin kuqezi si me një pjesë të vetes, si në lëkurën e tij të dytë. Alvini është dhëndri që çdo vjehërr do të donte të kishte. Nuk jam kandidati për t’u bërë vjehrri i Alvinit sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë.”


Alvin Karaqi:


“Ku mora rolin e bajraktarit të ekipit olimpik për mua ajo ka qenë dita e medaljes pa marrë parasysh se çfarë do të ndodhte ditën tjetër me qenë bajraktar ndihem si Gjergj Kastrioti.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...