34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

44-vjeçari kapet me pistoletë me fishek në fole, arrestohet nga policia

Një 44-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi lëvizte i armatosur. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fatisha”, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatmir Dehima, 44 vjeç, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole.

44-vjeçari është me precedent kriminal të mëparshëm për armëmbajtje.

Njoftimi i policise:

Peqin/Operacione të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca policore, kundër veprimtarisë kriminale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fatisha”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë, me fishek në fole, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, me precedent kriminal të mëparshëm për armëmbajtje.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me fishekë dhe automjeti që drejtonte 44-vjeçari, në momentin e ndalimit.

Në vijim të punës intensive të Policisë, për konstatimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte i armatosur në fshatin Fatisha, përbënte rrezik për banorët. Në bazë të këtyre informacioneve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Fatisha”.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi F. D., 44 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin.

Në fshatin Fatisha është ndaluar për kontroll automjeti që drejtonte 44-vjeçari, të cilit iu gjet me vete, një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, e gatshme për qitje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte shtetasi F. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...