12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Drejtoresha e ISHP-së : “Kush rezulton pozitiv me COVID-19 nuk lejohet të votojë”

Shefja e ISHP, Albana Fico ka deklaruar se kush rezulton pozitiv me COVID-19, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve nuk lejohet të votojë.

Fico thotë se ISHP ka protokoll, dhe kush është pozitiv nuk del nga shtëpia. Sa i përket kontakteve të të infektuarve me COVID-19, Fico thotë se duhet të interesohet pranë autoriteteve për lëvizshmërinë e personave.

Në konferencën e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se kjo është e parashikuar në ligj.

Përsa i përket kontakteve të të infektuarve me COVID-19, Fico thotë se duhet të interesohet pranë autoriteteve për lëvizshmërinë e personave.

“ISHP ka përpiluar një protokoll që është i miratuar nga ministria e Shëndetësisë. Ky protokoll do të jetë para datës së zgjedhjeve.

Përsa i përket çështjes së personave që rezultojnë pozitiv, ditën e zgjedhjeve. Edhe sikur të mos kishte zgjedhje, këta persona nuk duhet të dalin për të vetmen arsye se krijojnë transmetim të infeksionit. Nuk ka asgjë të ndryshme në ditën e zgjedhjeve sa i përket infeksionit. Ne funksionojnë si autoritete shëndetësore që bazohemi në ligjin për sëmundjet infektive, i cili është i qartë për këto raste.

Pra kush është pozitiv dhe është i karantinuar, ose kontakt  i cili është pozitiv dhe i karantinuar. Pas 14 muajsh edhe qytetarët janë më të qartë. Nëse do të kenë pyetje në raport me lëvizshmërinë e personave të tjerë që nuk janë pozitive, pyetjet tek 0800 40 40 mjeku i familjes dhe më tej”, u shpreh Fico.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli u shpreh se rreziku per shtimin e rasteve me Covid mund te jete nga mosrespektimi i tubimeve elektorale nga disa forca politike.

“Mos respektim sa duhet i një pjesë e subjekteve politike për tubimet elektorale mund të jetë një faktor që mund të ndikojë në rritjen e numri në të ardhmen. Afrim i Pashkëve gjithmonë është shoqëruar me lëvizje të qytetarëve në vendet fqinje. Eksperienca e pashkëve të vitit të kaluare tregoi se lëvizja e njerëzve e vunë vendin në një situatë të vështirë, ku pati rritje te rasteve”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...