6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

U kapën me një sasi kokainë dhe heroinë/ Arrestohen tre persona nga policia e Korçës

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën me një sasi kokainë dhe heroinë. Të arrestuarit sipas policisë janë dy poseduesit e lëndës narkotike dhe porositësi.

Në kuadër të operacionit “Porositësi”  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 18 vjeç; M. K., 20 vjeç dhe O. V., 38 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre në lagjen nr. 10, Korçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, konkretisht shtetasit F. K., iu gjet një sasi prej 12 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se posedues të lëndës narkotike ishin shtetasit F. K. dhe M. K., ndërsa porositësi i saj ishte shtetasi O. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...