27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Arrestohet në Stamboll Dritan Rexhepi, figura e njohur kriminale shqiptare i akuzuar nga Shqipëria, Italia dhe Amerika e Jugut

Dritan Rexhepi, një nga figurat më të njohura të krimit në Shqipëri, është arrestuar në Stamboll nga autoritetet turke. Rexhepi, i cili është akuzuar për krime në Shqipëri, Itali dhe Amerikën e Jugut, kishte arritur të arratisej duke përdorur masën e “arrestit në shtëpi”, të komunikuar nga autoritetet ekuadoriane.

Ky kryetar i kartelit të drogës, i kërkuar me njoftim të kuq, u arrestua në aeroportin e Stambollit duke përdorur një pasaportë kolumbiane në emër të Benjamin Omar Perez Garcia.

Dritan Rexhepi ka një histori të gjatë kriminale dhe është i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri për vrasjen e dy policëve në vitin 1998. Pas një periudhe të shkurtër lirie nën kushtet ekuadoriane në 2021, ai u kap përsëri, duke u përpjekur të trafikonte kokainë nga Ekuadori në Europë.

Njëkohësisht, autoritetet shqiptare e akuzojnë për urdhër të rrëmbimit dhe vrasjes së një personi në Kamëz në vitin 2019, lidhur me një ngjarje të trafikimit të kokainës në Angli. Rexhepi do të ekstradohet fillimisht në Shqipëri, ku pritet të përballet me akuzat dhe dënimet e tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...