35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Gruaja e pajetë gjetur në plazhin e Durrësit dyshohet se është mbytur aksidentalisht

Një grua e ende paidentifikuar është gjetur e pajetë në plazhin e Durrësit, pikasur nga kalimtarë të rastit.

Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për autopsi.

Policia ka filluar hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani, nuk ka denoncime për persona të zhdukur me tiparet e gruas që u gjet e pajetë.

Gruaja identifikohet si A. L., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.

Nuk janë konstatuar shenja dhune nga këqyrja paraprake e trupit të saj. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar detajet e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...