22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Berisha Në Kavajë: Po jetojmë në diktaturën e bandave, ekonomia në pikiatë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një takim me qytetarë dhe demokratë në Kavajë, duke ngritur akuza të ashpra kundër kryeministrit aktual, Edi Ramës. Berisha theksoi se vendi po përjeton një diktaturë të bandave, e cila, sipas tij, është forma më e egër e diktaturave, duke krahasuar me ato komuniste apo naziste.

Në fjalën e tij, Berisha shprehu shqetësimin për gjendjen e ekonomisë, duke theksuar se 1/3 e popullsisë së vendit ka ikur në 10 vitet e qeverisjes së Ramës. Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin për fitoren në zgjedhje përmes lidhjeve me kriminelë dhe para droge, të cilët më pas shpallen si investitorë strategjikë për vendin.

Në këto 10 vite në vend se të respektohet, rrëzon një nga një shtyllat e një shoqerie të mirë, shtyllat e një rendi demokratik. Vërsuli në të katër anët e Shqipërisë bandat, kriminelët, drogë, pushtet dhe çdo gjë që qytetarët të mos votojnë të lirë. Vendosi një raport në Shqipëri midis votës dhe krimit. Krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim. Kurrë ndonjëherë Shkodra nuk ka përjetuar ndonjë terror të tillë ditën e votimit. Edi Rama fitoi Shkodrën, por Shkodrën sot e qeverisin Pëllumb Gjokat, Bajrat, Tom Doshat e saj. Po kështu Krujën, po kështu Durrësin, Elbasanin, Fierin. Dhe ç’ndodh pastaj? Këta kriminelë marrin tituj të investitorit strategjik. Marrin licensa si kazino, shpallen hotelet e tyre si hotele me 5 yje. Të rinjtë largohen dhe vetëm largohen. 1/3 e kombit në 10 vite nuk është më në Shqipëri. Një rënie në pikiatë e gjendjes ekonomike të shqiptarëve. Ju garantoj se në këtë diktaturë të cilën Samuel Hantington studiues të sistemeve politke, thotë se diktatura e bandave është më e keqe se diktatura komuniste, naziste se format më të egra të diktaturës, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...