6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohen dy vëllezër në Tiranë me 7.9 kilogramë Kanabis Sativa

Policia e Shtetit ka kryer një operacion në fshatin Bulçesh në Tiranë, duke arrestuar dy vëllezër, Saimir Aruci dhe Oltjan Aruci, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u zbuluan dhe sekuestruan 7.9 kilogramë kanabis sativa. Vëllezërit Aruci u kapën në flagrancë dhe do të përballojnë akuzat për veprën penale të përcaktuar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulçesh”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 7.9 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Lënda narkotike u gjet si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesat e 2 shtetasve (vëllezër), në fshatin Bulçesh.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që posedonin lëndën narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve S. A. dhe O. A. (vëllezër), në fshatin Bulçesh, Tiranë, dhe si rezultat është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 7.9 kilogramë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 39 vjeç dhe O. A., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...