36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Kombëtarja Shqiptare fillon përgatitjet për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe

Sot, Kombëtarja Shqiptare ka filluar zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të cilat do të zhvillohen më 17 dhe 20 nëntor. Trajneri Silvinho dhe lojtarët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Në këtë seancë, 8 lojtarë kanë marrë pjesë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të bashkohet me sesionet e tjera stërvitore.

Lojtari Kristjan Asllani ka kaluar kontrollet mjekësore dhe ka rezultuar i gatshëm për stërvitjen. Lojtarët tjerë që janë nën kujdesin e trajnerit, pritet të bashkohen me ekipin gjatë ditëve të ardhshme.

Ndeshja kundër Moldavisë do të zhvillohet në stadiumin ‘Zimbru’, Chisinau në Moldavi, më 17 nëntor, ndërsa ndeshja me Ishujt Faroe do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, më 20 nëntor. Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri në datën e udhëtimit drejt Moldavisë dhe do të kthehet për të përfunduar përgatitjet në vendin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...