20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Falsifikuan kartëmonedha, mijëra euro e lekë/ Policia e Elbasanit ka arrestuar 7 persona

Policia e Elbasanit ka arrestuar 7 persona, pasi dyshohen se kanë falsifikuar kartëmonedha.

Në vazhdën e operacionit policor “World Coins”, policia ka sekuestruar shuma parash të dyshuara të falsifikuara dhe mjetet që shërbenin për prodhimin e kartëmonedhave falëse.

Të ndaluarit janë A. L., 29 vjeç, banues në Fier; J. H., 26 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 31 vjeç, banues në Kavajë; K. B., 26 vjeç, banues në Elbasan; D. K., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe M. M., 34 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu është arrestuar N. Ll., banues në Elbasan. ABC siguroi edhe pamjet e momenti të arrestimit të njërit prej këtyre personave në qendër të Elbasanit.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “World Coins”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave.
Operacioni pas disa muajsh hetime të kryera nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Ndalohen dhe arrestohen 7 shtetas.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të falsifikuara dhe mjetet që shërbenin për prodhimin e kartëmonedhave false.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi disamujor, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “World Coins”, në kuadër të të cilit u ndaluan shtetasit:
A. L., 29 vjeç, banues në Fier; J. H., 26 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 31 vjeç, banues në Kavajë; K. B., 26 vjeç, banues në Elbasan; D. K., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe M. M., 34 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi N. Ll., banues në Elbasan.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj.
Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku, etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim. E.L/

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...