29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rikthehen historitë e frikshme në Sarandë, ja trupat e vdekur të gjetur në vite

Gjetja e një koke njeriu në fshatin Xarrë ka rikthyer në vëmendje historitë e frikshme të panjohura në zonën e Sarandës. Hetuesit po punojnë për të zbuluar se kujt i përkasin pjesët e trupit të gjetura, duke sjellë në pah tre ngjarje të tjera të panjohura në këtë qytet bregdetar.

Në 8 tetor 2005, trupi i 45-vjecarit Zihni Myderizi u gjet pa kokë në Konispol. Ngjarja dyshohet të ketë pasuar një konflikt financiar dhe autorët ende nuk janë identifikuar.

Në 16 tetor 2008, një kafkë koke e dekompozuar u gjet nga një grup fëmijësh në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës në Sarandë. Kafkës i mungonte pjesa e poshtme, dhe identiteti i personit nuk është zbuluar.

Në 9 maj 2016, në Igumenicë, iu pre koka 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili lidhej me zonën e Konispolit në Sarandë dhe ishte përfshirë në prishje të pazareve të drogës. Megjithatë, koka e viktimës nuk u gjet kurrë.

Këto ngjarje të tmerrshme shfaqin sfidat dhe misteret që ende mbeten të pazbardhura në drejtim të drejtësisë dhe zbulimit të autorëve. Hetimet vazhdojnë për të sjellë drejtësi dhe përgjegjësi për ngjarjet e tmerrshme në këtë rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...