5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Neuralink, startup-i i Elon Musk, planifikon të vendos ‘çip’ tek njerëzit në vitin e ardhshëm

Elon Musk ka marrë një hap të madh në kërkimin për të integruar teknologjinë e mikroçipeve në trurin e njerëzve përmes kompanisë së tij, Neuralink. Në muajt e fundit, FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara) i ka dhënë leje Neuralink për të testuar pajisjet e saj te njerëzit, pasi një aplikim i mëparshëm ishte refuzuar për shqetësime të sigurisë.

Ky çip i Neuralink është një implant që futet brenda kafkës, e pajisur me 1024 elektroda që mund të marrin sinjale nga shumë neurone. Kjo teknologji synon të përmirësojë funksionet e trurit dhe është veçanërisht shqyrtuar për përdorim te personat me paralizë në të katër gjymtyrët, shkaktuar nga dëmtimi i palcës kurrizore ose nga skleroza anësore amiotrofike.

Edhe pse kompania ka njoftuar se ka filluar provat klinike, sipas burimeve, ende nuk i ka vendosur çipat e saj te njerëzit. Megjithatë, sipas planeve, Neuralink synon të “çipojë” 11 persona brenda vitit të ardhshëm dhe të shpërndajë më shumë se 22,000 çipe deri në vitin 2030. Ky projekt ka shkaktuar një interes të madh, me mijëra njerëz që kanë shfaqur dëshirë për të përfshirë teknologjinë e Neuralink në trurin e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...