10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Në maj-gusht, BE sjell në Shqipëri 145 mijë vaksina Pfizer/ Presidentja e KE jep lajmin

Shefja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen bëri me dije se në muajin maj Bashkimi Europian fillon shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi u bë sot në “Twitter” në disa gjuhë të Ballkanit, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Ramës. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan ne komentin e saj gjuhen shqipe Von Der Leyen.

opennews.al

Lidhur me mbërritjen e 145 mijë dozave të vaksinave BioNTech/Pfizer Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha: “Solidariteti i Ekipit Evropa në veprim: 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE-ja dhe të ndara me ndihmën e Austrisë do t’i dhurohen Shqipërisë nga fillimi i majit deri në gusht. Nga mekanizmi i BE-së për ndarjen e vaksinave, i shpallur në fillim të vitit, përfiton Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, me 70 milionë, duke u dhënë përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe kategorive të cenueshme. Krenar që BE-ja qëndron pranë popullit shqiptar me pajisje mjekësore, mbrojtje sociale, ndihmë makro-financiare, ndërsa tani edhe me vaksina, me një angazhim të përgjithshëm prej më shumë se 230 milionë eurosh.”

Më herët, ishte Austria që shërben si vend që koordinon dërgimin e vaksinave në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e një mekanizmi të BE-së për ndarje të vaksinave, që bëri të ditur se në Ballkanin Perëndimor do të dërgohen 651,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

Autoritetet e Vjenës thanë se kjo dërgesë mund të pasohet edhe nga të tjerat.

Ambasadori austriak në Shqipëri Christian Steiner, deklaroi: “Shumë i kënaqur që Austria dhe Komisioni Evropian kanë lehtësuar transferimin e vaksinave BioNTech / Pfizer në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është shprehje e solidaritetit evropian dhe tregon se BE-ja kujdeset për partnerët tanë në këtë rajon, e ardhmja e të cilëve është qartazi në BE”.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...