10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Durrës/ Marrëdhënie sek*uale me dhunë me të rritura, arrestohet 30-vjeçarja

Një ngjarje e tronditshme ka ndodhur në Durrës, ku Borana Faslliu është arrestuar nga Policia pas akuzave se ka ndihmuar bashkëshortin e saj, Vionis Faslliu, në përdhunimin e një vajze 26-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur para 3 vitesh në Lushnjë dhe ka rezultuar në arrestimin e Vionis Faslliu në atë kohë. Borana ishte shpallur në kërkim dhe është kapur në kuadër të operacionit policor kombëtar “Sundimi i Ligjit”. Ajo është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura”.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetorin e vitit 2020, kur Borana Faslliu ka ndihmuar bashkëshortin e saj në përdhunimin e një 26-vjeçareje. Dy të rinjtë, Vionis Faslliu dhe vajza e re, kishin patur një takim, dhe gjatë bisedës 35-vjeçari ka propozuar që të rrinin më gjatë bashkë. Pasi pranoi, vajza është përdhunuar ndërsa Borana ka mbajtur pjesën e saj. Në ndjekje të kësaj ngjarjeje, Borana Faslliu ishte shpallur në kërkim. Pas arrestimit, ajo është dërguar në gjykatë për veprimet e mëtejshme ligjore.

Por si ndodhi ngjarja?

Në dhjetor të vitit 2020, Borana Faslliu ka ndihmuar bashkëshortin e saj për përdhunimin e vajzës së re. Dy të rinjtë, Faslliu dhe e reja, e kishin lënë të pinin kafe por gjatë bisedës 35-vjeçari i ka propozuar të rrinin më gjatë bashkë. Fillimisht edhe 26-vjeçarja ka pranuar të qëndrojë me të, por, kur ai i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale, ajo ka kundërshtuar duke bërë që 35-vjeçari të abuzonte me të seksualisht.

Ndërkohë që të kundërtën pretenton i dënuar, i cili gjatë marrjes në pyetje nga Policia e Lushnjes, është shprehur se akti nuk është kryer pa dëshirën e të resë, ndërsa theksoi se ajo është duke gënjyer për këtë rast, pasi gjithçka ka ndodhur me dëshirën e të dyve. Por pretendimi i të resë i ka vendosur prangat edhe të shoqes së tij, Boranës, pasi e reja pretendon se edhe ajo ka qenë e pranishme dhe ka mbajtur me forcë. Ndaj dhe ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim. Arratia e autores përfundoi sot, në momentin kur Policia arriti që t’i vendoste prangat në qytetin e Durrësit.

Autoritetet shprehen se akuzat janë të rënda dhe kërkojnë drejtësi në këtë rast të tronditshëm për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e viktimës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...