15.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Eduard Halimi kujton takimin e fundit me Sokol Olldashni në 10-Vjetorin e ndarjes nga jeta

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka shpërndarë kujtime nga takimi i tij i fundit me të ndjerin Sokol Olldashi në 10-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Takimi ka ndodhur në një moment të veçantë dhe të ndjeshëm, pasi një dekadë ka kaluar që nga momenti i humbjes së Sokol Olldashi.

10 vjet pa ty i dashur shok, mik, vëlla!
Kafja jonë e fundit, si sot 10 vjet më parë, e mërkurë, tek “Kotoni”! Debatuam atë ditë për gjëra aq pa rëndësi sot! Nuk e dinim se ishte e fundit kafe, e fundit herë, i fundit debat!
Të nesërmen të enjten, do mblidheshim tek Eri në Durrës (Ervin Qehajaj) e pastaj të hënën ti ishe ftuar në Opinion, debatuam edhe për ato që kishe vendosur të thoje tek Blendi Fevziu
E lamë të pinim kafe në darkë, por… nuk e pimë dot kurrë, teksa pak orë më vonë me Astrit Patozi shkuam në familjen tënde pa ty!!
I paharuar do jesh miku im i dashur, i pazëvendësueshëm në gjithshka!!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT