17.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Gjykata e Apelit lë në arrest në burg 21-vjeçarin, autor i aksidentit pranë Kryeministrisë

Gjykata e Apelit ka caktuar masën e arrestit në burg për Jorgaq Thengjillin, shtetasin 21-vjeçar që kishte aksidentuar çiftin pranë kryeministrisë disa ditë më parë. Vendimi vjen pas një periudhe hetimore dhe pas vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga aksidenti. Thengjilli do të mbahet në burg për të përgjigjur para drejtësisë për veprën e tij.

Njoftimi:

“Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Më datë 05.11.2023, rreth orës 14:00 në rrugën “Ismail Qemali”, shtetasi me iniciale J. Th duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e tij, dyshohet se për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, ka aksidentuar shtetasen me iniciale D.K dhe shtetasin me iniciale K. D.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J.Th, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290/2 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2598 Akti, datë 08.11.2023, ka vendosur:

Vleftesimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim J. Th.

2.Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim J.Th, “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J. Th, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit caktimin e një mase sigurimi më të butë si atë të “Arrestit ne shtëpi”, “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Ndalimin e daljes jashtë shteti”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 21.11.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 2598 Akti, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...