20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Studim: Gratë në Shqipëri perceptojnë rëndësi të ulët në politikë, janë mes karrierës dhe mëmësisë

Një studim i kryer në Shqipëri ka nxjerrë në pah realitetin dhe perceptimet e grave në shoqëri. Në fushën e politikës, gratë shqiptare shfaqin një interes të ulët, me vetëm 22% e tyre të përfshira aktivisht. Gjetjet e studimit tregojnë se 78% e grave shqiptare shohin veten kryesisht në rolin e familjes, duke e vlerësuar mëmësinë mbi karrierën.

Monika Kocaqi, një nga bashkautorët e studimit, theksoi se gratë në Shqipëri kanë tendencë të përfshihen më shumë në pritshmëritë shoqërore kur i japin më shumë rëndësi mëmësisë se karrierës, dhe ky trend nuk lidhet me çështje shëndetësore.

Gjithashtu, studimi ka konstatuar se barazia gjinore nuk është një nga tri vlerat kryesore të grave shqiptare, dhe të dhënat e nxjerra mund të ndikojnë në orientimet dhe mbështetjen që do të ofrohet ndaj grave në të ardhmen.


“Drejtësia gjinore dhe mbështetja për të drejtat e grave është shumë e rëndësishme për ne sepse e cilësojmë një pjesë integrale të drejtësisë sociale. Besojmë se një shoqëri e lirë, e drejtë dhe solidare nuk mund të ekzistojë pa një drejtësi gjinore. Donim një studim, mbi situatën e grave, perceptimeve të tyre apo kërkesave në fusha të ndryshme që ta bazojmë punën tonë në të ardhmen mbi këto të dhëna”, tha Stine Klapper, drejtore e “FriedrichErbert”.
1000 gra nga i gjithë vendi janë pyetur për besimin, punën, arsimin, traditat, sigurinë, politikën dhe shëndetin ndërsa studimi nxjerr në pah se stereotipet dhe pabarazia janë ende të pranishme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...