14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet personi i katërt nga policia për djegien e automjeteve dhe vjedhjen në Shkodër

Ditën e sotme, policia në Shkodër ka vënë në pranga personin e katërt të shpallur në kërkim në lidhje me djegien e katër automjeteve dhe kryerjen e gjashtë vjedhjeve në banesa në zonën e Vaun e Dejës.

Shtetasi i arrestuar është identifikuar si Klodian Dibra, 24 vjeç. Ai bashkë me tre shtetas të tjerë, të ndaluar më herët gjatë javës, akuzohen për veprat kriminale të kryera në periudhën shtator-nëntor 2023. Grupi dyshohet se ka shkaktuar djegie në katër automjete dhe ka kryer vjedhje në 6 banesa, duke arritur të kapë vlera të konsiderueshme parash dhe sendesh.

Megjithë arrestimin e Klodian Dibrës, shtetasi A.N. mbetet ende në kërkim nga autoritetet. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe identifikuar të gjithë përfshirësit.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Polinomi”, i zhvilluar ditën e djeshme, për zbardhjen e 8 ngjarjeve kriminale në fushat e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës, të kryera gjatë vitit të fundit, nga 5 shtetas që vepronin si grup.

Bashkautor për djegien e 4 automjeteve dhe për kryerjen e 6 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës dhe në Shkodër, lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari i shpallur në kërkim.

3 shtetas të tjerë të implikuar në këto ngjarje kriminale, u vunë në pranga dje, gjatë operacionit “Polinomi”.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Polinomi”, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, shtetasi i shpallur në kërkim K. D., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari dhe shtetasit R. G., G. D., F. J. (të arrestuar dje) dhe A. N. (ende në kërkim), të organizuar si grup, më datat 18.11.2022 dhe 10.01.2023, kanë djegur 4 automjete, ndërsa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. N., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht ngjarje të tjera kriminale kundër pronës dhe pasurisë, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SHBA: 14-vjeçari akuzohet për vrasjen e nënës së tij në shtëpi

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Cheyenne në shtetin Wyoming, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 14-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet...

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...

Harry Styles për “queerbaiting”: “Ndoshta nuk dini gjithçka për mua”

0
Harry Styles ishte prezantues dhe i ftuar muzikor në episodin e 14 marsit të Saturday Night Live, ku interpretoi dy këngë nga albumi i...

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...