29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ministri Grek Papastavrou viziton Belerin burgun ,kritikon situatën në Bashkinë e Himarës

Ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou, ka mbërritur në burgun e Durrësit, ku ka takuar Fredi Belerin, një nga personat e përfshirë në ngjarjet e fundit në Bashkinë e Himarës. Pas takimit, ministri grek ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në këtë bashki dhe ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me pushtetin vendor në Himarë.

Papastavrou tha se Bashkia e Himarës është e vetmja bashki në Evropë që nuk ka një kryetar të zgjedhur, dhe kritikoi fuqishëm këtë gjendje. Ai theksoi rëndësinë e funksionimit të institucioneve lokale dhe shtoi se ka nevojë për zgjidhje të shpejtë për të rivendosur rendin dhe normalitetin në Himarë.

Sapo pashë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim prej 7 muajsh. Kohët janë padyshim të vështira dhe kjo është arsyeja pse doja të isha këtu. Fatkeqësisht, në Himarë ende nuk është zbatuar parimi i sovranitetit popullor.

Është e vetmja Bashki në të gjithë Evropën, ku krye bashkiaku i skualifikuar vazhdon të ushtrojë pushtetin, ndërsa kryetarit të zgjedhur i hiqet e drejta demokratike për të bërë betimin. Ne qëndrojmë me Fredi Belerin për të drejtën e tij për një gjykim të drejtë, i cili vazhdon nesër.Ne duam që prezumimi i tij i pafajësisë të respektohet plotësisht nga drejtësia shqiptare. Duhet të gjendet një zgjidhje e drejtë, brenda kornizës së kornizës evropiane, shtetit ligjor dhe parimit të fqinjësisë së mirë, për të rikthyer normalitetin demokratik në Himarë”, ka deklaruar ai në gjuhën greke sipas njoftimit të dhënë nga Protothema.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...