3.5 C
Tiranë
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takim online me Presidentin e PPE, Donald Tusk dhe përfaqësues të lartë të PPE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një bisedë me Presidentin e PPE, Donald Tusk, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të PPE.

Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE, duke thënë se “pa Europën ne nuk mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë”.

Nga ana e tij, zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister, tha se përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme.

Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, Mcalister shprehu besimin te Basha, se do të mundësojë çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

“I dashur Lulzim Basha, më lejoni të them se vërtet mund të mbështeteni në përkrahjen e Partisë Popullore Europiane. Ju urojmë të gjitha të mirat për këto zgjedhje kaq të rëndësishme për vendin tuaj. Siç e dini, i dashur Lulzim, të dashur miq në Tiranë, në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri. Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij. Por nga ana tjetër Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë. Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, tha David McAllister

Duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen që po i japin Partisë Demokratie dhe popullin shqiptarë, Basha tha se prioriteti i qeverisë së ardhshme do të jetë hapja e negociatave me Bashkimin Europian brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përplasje në BBVIP: Trauma e fshehtë e Labinot Rexhës pas nofkës që s’e pranon...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer në javën që lamë pas në “Big Brother VIP”, pasi Londrim Mekaj iu drejtua Labinot Rexhës me nofkën...

Trump paralajmëron: ‘Evropa po shkon në disa drejtime të këqija’ — kritikë e ashpër...

0
Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi deklarata të forta ndaj Evropës ditën e hënë, vetëm pak ditë pas publikimit të “strategjisë së re të sigurisë...

Masakër në burgun e Ekuadorit: 13 të vdekur brenda një dite, 44 viktima në...

0
Trembëdhjetë të burgosur janë gjetur të vdekur në burgun e Macala-s, në jugperëndim të Ekuadorit, një institucion që prej javësh ndodhet në epiqendrën e...

Dhunoi gruan dhe e dëboi nga shtëpia bashkë me fëmijën: Arrestohet 38-vjeçari në Kurbin

0
Një 38-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Kurbinit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka...

Nuk pranoi të kryente mardhënie se*suale nga fiksimi për pastërtinë, 31-vjeçarja vritet nga i...

0
Një 26-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij, 31-vjeçares Zhe Wang, pas një konflikti të ashpër që nisi për jetën...