29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vendim i Komisionit të Etikës: Përjashtohen nga Kuvendi për deputetët Bardhi, Noka, Nallbati dhe Hoxha

Komisioni i Etikës i Kuvendit ka marrë vendim për të përjashtuar nga Kuvendi për një periudhë prej 10 ditë deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Flamur Hoxha. Vendimi vjen pas ngjarjeve të ndodhura gjatë seancës së shkuar, ku deputetët janë përfshirë në sjellje të pakontrolluara dhe dhunuese.

Deputeti Bardhi është akuzuar për konflikt me punonjësit e sigurisë në sallën plenare, duke hedhur një karrige në drejtim të tyre dhe dëmtuar njërin prej gardistëve. Ndërkohë, deputeti Flamur Noka ka bllokuar hyrjen në sallën plenare duke vendosur karriget si barrikadë mbi foltore.

Deputeti Bledjon Nallbati është akuzuar për sjellje të rrezikshme, duke ndezur flakadana dhe duke shkaktuar kaos në sallë. Ndër veprimet e tij, ka nxjerrë nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti e cila është ndezur, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe duke rrezikuar përhapjen e flakëve në sallë.

Vendimi për përjashtim ka ardhur pas një kërkese të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për sjelljen e deputetëve të përfshirë në ngjarje. Përjashtimi është një masë disiplinore për sjellje të papranueshme në ambientin parlamentar dhe ka për qëllim të rikthejë rendin dhe dinjitetin në Kuvend. Sorina Koti dhe Albana Vokshi nuk janë përjashtuar nga kjo masë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...