Një tjetër seancë është mbajtur sot në GJKKO për Emiliano Shullazin dhe 4 të akuzuarit e tjerë si pjesë e bandës së tij.
Gjyqi ka prej 2 vitesh në ngërç, teksa një avokate amerikane do të monitirojë procesin duke grumbulluar gjithë shkeljet që janë bërë në Gjykatën e Shkalls së Parë dhe Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Paralajmërohet se pas monitorimit, çështja mund të shkojë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg.
Po ashtu edhe avokati Vladimir Meçe ka deklaruar se janë kryer një sërë shkeljesh.