26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ministri i Brendshëm Balla: Nga shtatori, siguria në shkolla do të jetë në një nivel tjetër

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka shprehur se nga muaji shtator, siguria në shkollat e Tiranës do të përmirësohet ndjeshëm. Në një bisedë me nxënës të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, ministri ka përmendur rëndësinë e krijimit të një aleance midis nxënësve dhe mësuesve për të përballuar fenomenet negative që mund të ndikojnë në rininë.

Balla ka ndarë pikëpamjet e tij rreth nevojës për bashkëpunim të ngushtë mes nxënësve dhe mësuesve në adresimin e çështjeve të rrezikshme që mund të përballen gjatë kohës së shkollës.

Shkolla juaj është në qendër të Tiranës, dhe ka lidhje me zona shumë të frekuentuara, që janë edhe shpesh burim i fenomeneve që shqetësojnë prindërit tuaj. Detyra jonë është të garantojmë që qoftë te rruga kur vini, qoftë të lokalet që frekuentoni apo mjedise të tjera publike, të rritim kontrolli. Që ne ta bëjmë punën më mirë, na duhet dhe një aleancë dhe bashkëpunimi juaj. Ju përmes oficerit të sigurisë, mësuesve, etj mund të ndani me ne të dhëna për ta çuar në një nivel tjetër paketën e sigurisë, që ne kemi iniciuar. Çdo informacion që na jepni është tepër i dobishëm.
Lufta kundër shpërndarësve të narkotikëve mund të fitohet nëse kemi më shumë informacion. Raste të personave që ju thonë shko merre këtu, shko bleje atje, të na i thoni dhe pastaj është policia që merr masa për të identifikuar dhe vendosur ligjin. Kam marrë mesazhe nga nxënës e prindër dhe policia ka vepruar duke ndërhyrë në kohë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...