11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Armand Duka për ‘Tuttomercat’: Suksesi i Shqipërisë në ‘Euro 2024’, fryt i punës dhe sakrificave të bëra”

Në një intervistë për TuttomercatoWeb, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka biseduar rreth kualifikimit të Shqipërisë në ‘Euro 2024’, duke theksuar se suksesi ka ardhur si rezultat i një pune të palodhur dhe sakrificave të bëra nga ekipi dhe stafi trajnues.

Duka ka shprehur kënaqësinë e tij për arritjen e kombëtares shqiptare dhe ka theksuar se interesimi i mediave evropiane, sidomos atyre italiane, është i madh, duke pasuar ngjarjet e futbollit shqiptar me vëmendje të veçantë për shkak të numrit të legjionarëve që aktivizohen në Serinë A.

Kreu i FSHF ka falënderuar trajnerin Sylvinho dhe ka potencuar rolin e tij në arritjen e këtij suksesi. Ai gjithashtu ka bërë komplimente për bashkëpunëtorin D’Olivian dhe ish-lojtarin Zabaleta, të cilët kanë ndihmuar në ndërtimin e një skuadre të fortë dhe të përgatitur për sfidat e ‘Euro 2024’.

“ Për ‘Éuro 2024’ tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë ekipet e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Dhe nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe nëse nuk kanë arritur rezultate të mëdha kohët e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...