12.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Tragjedi në Durrës: Biznesmeni 40-vjeçar kryen vetëvrasje hidhet nga pallati 12-katësh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrrës, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, në fillim të shëtitores “Taulantia”, ku 40-vjeçari ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9 i një pallatit 12-katësh. Pas hedhjes, ai ka përfunduar në taracën e katit të dytë. Viktima raportohet se është biznesmen me inicialet I,.M dhe baba i dy djemve, teksa banon në këtë pallat.

Nuk dihet ende arsyeja pse ai e ka ndërmarrë këtë akt, por policia është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT