29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kryeministri Rama në Samitin e III të Diasporës: Shqipëria dhe shqiptarët ndryshe nga koha më parë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij ditën e sotme në Samitin e III të Diasporës, duke theksuar se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë ndryshe nga koha më parë.

“Si sot, shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më parë. Nuk e kanë pasur kurrë më parë peshën e tyre, jo vetëm për të marrë vendimet aty ku janë, qofshin ato në Republikën e Shqipërisë ose Kosovë, apo në shtete me popullsi shtetformuese. Faktet flasin në mënyrë inkurajuese për të ushqyer besimin se vërtetë kemi shumë ende për të bërë kur fjala jonë të shkruhet në historinë e botës.

Jemi sot në një nivel komplet tjetër nga koha kur ishim shumë larg së qenit vendi i 10 milionë turistëve apo vendi i integrimit evropian që organizon samite. Kosova është shumë larg asaj që ishte, Maqedonia e Veriut ka ndryshuar dhe Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e pandashme shtetit dhe qeverisjes. Mal i Zi, ku një kryeministër shqiptar drejton qeverinë, është një rezultat i ndryshimeve pozitive.

Festa e Alfabetit, 22 nëntori, do të jetë gjithashtu një festë zyrtare në Shqipëri. “Dita e Alfabetit e 22 nëntorit të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe shpresoj që edhe Presidentja e Kosovës t’ia sugjerojë kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj Presidentin për veten time,” tha Rama gjatë fjalës së tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...