19.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Ndahet nga jeta aktori i shquar Zef Deda

Sot, kinematografia shqiptare ka humbur një prej aktorëve më të shquar, Zef Deda, i cili ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Lajmi i trishtë u konfirmua nga dy djemtë e tij, Julian dhe Mario Deda. Aktori i njohur ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në qytetin e Shkodrës, ku ishte lindur më 27 korrik 1950 dhe kishte nisur karrierën e tij artistike në Teatrin Migjeni.

Zef Deda ka pasuar një karrierë të jashtëzakonshme që ka zgjatur mbi 40 vjet. Ai bëri emër me performancat e tij të jashtëzakonshme në skenë dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e humorit shqiptar. Pas një periudhe emigrimi, ai u kthye në Shqipëri në vitin 1996 dhe u përshëndet me padurim nga fansat e tij.

Familjarët e tij e përshkruajnë si një njeri të dashur dhe frymëzues, ndërsa ai lënë pas një trashëgimi të pashuar në botën e artit shqiptar. Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe kishte dy djem, Marion dhe Julianin, i cili gjithashtu është një aktor i njohur i humorit në Shqipëri.

Karriera e Zef Dedës:

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë.

Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës.

Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrin të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Disa nga rolet e Zef Dedës:

Kunati i shokut Xhemal,

Kola i dritave,

Charlie Chaplin (imitim) ,

Kusheriri nga Amerika,

Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije,

Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj.

Komuniteti artistik dhe dashamirësit e teatrit shprehin ngushëllimet e tyre, duke ndarë kujtime dhe respekt për kontributin e jashtëzakonshëm të Zef Dedës në skenën artistike shqiptare. Veprat dhe imazhi i tij do të mbeten të gjalla në kujtesën e shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...