9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Rama: 400 milionë euro do shkojnë për rritjen e pagave,250 milionë euro të tjera shkojnë për pensionet

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë në Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, ku ka shpallur se në mesin e vitit të ardhshëm, paga mesatare në Shqipëri pritet të jetë 900 euro. Ai theksoi se buxheti i planifikuar për vitin 2024 përfshin 400 milionë euro për rritjen e pagave dhe 250 milionë euro për pensionet.

Rama po ashtu shtoi se me rritjen e pagave për sektorët kyç si mjekë, mësues, infermierë, policë, dhe administratë, do të arritet një pagë mesatare prej 900 eurosh në mesin e vitit të ardhshëm. Kryeministri tha se kjo është një shifër domethënëse për të treguar përparimin dhe forcimin e ekonomisë së vendit.

Ai gjithashtu theksoi se buxheti për vitin 2024 ka një përqindje të konsiderueshme, 33%, të dedikuar për mbrojtjen sociale, duke përfshirë pensionistët dhe fëmijët e porsalindur. Kryeministri tha se qëllimi është të zvogëlohet borxhi publik nën 60%, një shenjë e shëndetit të ekonomisë së vendit.

Në 2024 zbresim borxhin në kufirin e 60% është një zbritje prej thuajse 15 pikësh dhe flet për shëndetin e ekonomisë tonë. E theksoj gjithmonë në raport me të djeshmen. Sfida mbetet se sa duhet të japë ekonomia jonë. Inflacioni me të vërtet në Shqipëri është rritur, por mbetet më i ulët në krahasim me rajonin. Gjithashtu dolëm edhe nga lista gri, kjo erdhi si rezultat i një përpjeke disavjeçare sistematike dhe është shumë e rëndësishme sa i përket lirshmërisë së transaksioneve financiare. Shifra më domethënëse që e përkthen këtë rritje dhe këtë shëndet të ekonomisë tonë, në ekonominë e familjeve është shifra e rritjes së pagave. Buxheti i 2024 ka praktikisht 400 milionë euro vetëm për rritje pagash. Të mos harrojmë që sot vërtet kemi një pagë minimale 400 mijë lekë të vjetra, por për shkak të shëndetit të ekonomisë dhe forcimit të lekut, kemi pagë minimale 400 euro dhe me rritjen që do t’i bëjmë pagave për mjekët e përgjithshëm, mësuesit, infermierët, punonjësit e policisë së shtetit, dhe punonjësit e administratës, në mesin e vitit të ardhshëm do të arrijmë të kemi një pagë mesatare 900 euro. Dhe kjo besoj është një shifër domethënëse për të treguar për atë që është bërë, natyrisht që ambicia është shumë më tepër. Ndërsa 250 milionë euro të tjera shkojnë për pensionet, qoftë për indeksimet qoftë për bonuset e pensionistëve. Shpesh kritikohemi, apo tregohemi si një parti socialiste që ka humbur sensibilitetin ndaj shtresave në nevojë apo qëndron më pranë të pasurve. Por 33 % e buxhetit të shtetit tonë, që mos harrojmë është rritur më shumë se 2 fish nga koha kur morëm detyrën, 33 % shkon për mbrojtje sociale. Që nga pensionistët deri tek bebet e porsalindura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT