18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Berisha paralajmëron për hetimin e kryetarit socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu

Në një takim me simpatizantët e tij në Lezhë, Sali Berisha ka bërë një paralajmërim ndaj kryetarit të kësaj bashkie, Pjerin Ndreu, duke e akuzuar për lidhje me krimin dhe duke thënë se “do t’i vijë radha” për të hetuar. Berisha gjithashtu ka shpallur se Pjerin Ndreu ka “mandatin mbi krimin” dhe ka akuzuar se ka dhënë licence për parcelat e drogës.

Sipas Berishës, Ndreu është një “Edi Rama në miniaturë”, duke e krahasuar me kryeministrin aktual. Berisha gjithashtu ka përmendur sulmet ndaj Salvator Kaçit dhe ka akuzuar Ndreun për bashkëpunim me vrasës. Ai ka premtuar se do të vazhdojë betejën kundër tyre deri në një fitore përfundimtare.

Nuk ka më të lig se ky Pjerin që keni këtu, por Edi Rama është shumë herë më i lig. Ky do ikë se qëndron mbi krimin, por Edi Rama është më e keqja që ka pasur ky vend që nga koha e Enver Hoxhës gjer më sot. Ndaj dhe ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë betejën tonë gjer në fitoren përfundimtare mbi të.

Meqë jam këtu, i them këtij Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin. E ke mbi bandat që i ke shpërndarë natën e para votimit nëpër fshatra e zona. E kemi të filmuar, të dokumentuar të gjitha. I kemi ata vrasës që sulmonin Salvator Kaçin me porosi të Edi Ramës.

I ke mbi licencat që ke dhënë për parcelat e drogës dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë dhe vota në krim. Dhe do të vijë radha. Pjerin do të vijë radha, mbaje mend këtë që do të them. Se edhe ai këtu është një Edi Ramë në miniaturë. Por Edi Rama, pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, por për të zezat që i bën këtij vendi

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...