22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Rëndësia e gargarës me ujë të kripur në parandalimin e sëmundjeve të rënda nga COVID-19

Një ilaç shtëpiak që është ndjekur prej vitesh për t’ju ndihmuar të shëroheni më shpejt nga ftohja e zakonshme duket të jetë po aq efektiv në parandalimin e sëmundjeve të rënda nga koronavirusi.

Pas efektit parandalues ​​të solucioneve orale kundër koronavirusit, një përfundim i arritur nga studime të ndryshme, një hulumtim më i ri dëshmon se edhe një lëvizje më e thjeshtë mund të konsiderohet po aq e rëndësishme në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Studimi që arriti në këtë përfundim u prezantua në konferencën vjetore të Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë (ACAAI) dhe ekzaminoi efektin e gargarave me kripë dhe larjes korresponduese të hundës në simptomat dhe normat e shtrimit në spital në pacientët me Covid-19.

Më konkretisht, larja e gojës dhe e hundës me ujë të kripur te pacientët që janë të sëmurë me koronavirus mund të zvogëlojë shanset që shëndeti i tyre të përkeqësohet dhe të shtrohen në spital. Studimi zbuloi se normat e shtrimit në spital për njerëzit që bënin gargarë ose lanë hundët me kripë, ishin deri në 40% më të ulëta, krahasuar me pacientët që nuk ndoqën asnjë ndërhyrje.

Dr. Jimmy Espinoza, autor i studimit dhe profesor i obstetrikës, gjinekologjisë dhe shërbimeve riprodhuese në Universitetin e Teksasit, tha se qëllimi ishte të shihej nëse gargarat dhe larjet e hundës mund të përmirësonin simptomat e frymëmarrjes të lidhura me koronavirusin. “Ne zbuluam se të dy regjimet e kripës duket se lidhen me shkallë më të ulët të shtrimit në spital në lidhje me infeksionet Sarc-Cov-2, krahasuar me grupin e kontrollit,” vuri në dukje ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...