1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Izraelitët që kanë jetuar më parë në Rripin e Gazës kerkojnë të kthehen pas luftës me Hamasin

Mijëra izraelitë, të cilët kishin jetuar më parë në vendbanimet e Rripit të Gazës deri në vitin 2005, tani shprehen se shpresojnë për një kthim pas mbarimit të luftës me Hamasin.

Megjithatë, qeveria izraelite nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me mundësinë e kthimit të tyre në këtë territor të diskutuar. Shumica e atyre që kanë jetuar më parë në Rripin e Gazës, ku u ndërtuan disa vendbanime izraelite, përcjellën një periudhë të qetë deri në vitin 1990, kur situata filloi të ndryshonte me rritjen e tensioneve dhe dhunën.

Në vitin 2005, pas një vendimi të qeverisë izraelite, të gjitha forcat u tërhoqën nga Rripa i Gazës, duke detyruar qindra e mijëra izraelitë të largoheshin nga vendbanimet e tyre. Disa prej tyre shprehen se lufta e fundit me Hamasin mund të sjellë mundësinë e një kthimi, ndërsa shpresa për një bashkëjetesë me palestinezët është ndryshe interpretuar nga individë të ndryshëm.

Debbie Rosen ishte zëdhënëse e rreth 10 mijë hebrenjve që kanë jetuar në Rripin e Gazës deri në vitin 2005. Shumica e tyre kundërshtuan vendimin e Izraelit për t’u larguar, duke nxitur shpërthimin e protestave në të gjitha vendbanimet e tyre në Rripin e Gazës.

“U evakuuam nga shtëpitë në Rripin e Gazës, 22 komunitete, 10 mijë banorë. U detyruam të largoheshim nga shtëpitë tona”, thotë ajo.

Pas largimit nga Gaza, zonja Fridman u vendos në vendbanimin Mevo Horon në Bregun Perëndimor. Ajo dhe izraelitë të tjerë, që kanë jetuar në Rripin e Gazës deri në vitin 2005, emërtuan rrugët e lagjeve të tyre me emra të zonave ku kishin jetuar më parë. Ajo dhe shumë të tjerë besojnë se Zoti ua kishte dhënë hebrenjve tokën, që ata e kishin pushtuar.

“Nëse popullata arabe është gati ta kuptojë se kjo është toka jonë, shtëpia jonë dhe të sillen si fqinj të mirë, ne mund të jetojmë së bashku. Por ata duhet ta kuptojnë se kush është pronari i kësaj toke.”

Zonja Fridman thotë se ajo është e gatshme të kthehet në Rripin e Gazës menjëherë pasi ai territor të kontrollohet nga forcat izraelite. Në shtëpinë e saj, ajo mban fotografi dhe kujtime të tjera nga jeta në Gazë. Pas zhvendosjes nga Gaza ajo mbolli një pemë ulliri pranë shtëpisë së saj në Bregun Perëndimor.

Edhe Anita ka në shtëpinë e saj fotografi dhe gjëra të tjera nga jeta në Gazë. Por ndryshe nga zonja Fridman, ajo nuk ka shpresë se bashkëjetesa me palestinezët do të jetë sërish e mundur.

“Nuk është aq mirë t’i vrasim të gjithë. I thashë një gazetari gjerman, që një mënyrë më njerëzore do të ishte t’i dërgojmë me anije në Gjermani. Ku është problemi, ju jeni shumë njerëzorë, merrni të gjithë palestinezët. Por, ai u përgjigj, duke thënë jo, jo.”

Anita Tucker jeton në një zonë rurale në Izraelin qendror, ku të gjithë banorët janë të ardhur nga Gaza. Ajo thotë se ata tashmë po bëjnë plane për ndërtimin e qyteteve të reja në Rripin e Gazës, pas mbarimit të luftës.

“Ne kemi filluar punën, po bisedojmë me arkitektë dhe njerëz, që do të studiojnë hartat për të identifikuar vendbanimet e vjetra dhe zonat ku do të bëhen ndërtimet e reja në të ardhmen”, thotë ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT