26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha nënshkruan marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar

Kreu i PD, Lulzim Basha 3 ditë para zgjedhjeve ka nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Basha teksa akuzonte Ramën për politikat atij në bujqësi, ka garantuar se me programin e PD fermerët do të marrin 100 milionë euro ndihma.

Ai thekson se me hapjen e negociatave me BE në 100 ditët e para të qeverisjes së PD, do të krijohen mundësitë për subvencione direkte për bujqësinë shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se pas 8 vitesh ngecje në vendnumëro në shumë fusha, ku përfshin dhe sektorin e bujqësisë, ka ardhur koha që fermerët dhe agro-përpunuesit shqiptar të mbështeten me programe serioze. Sipas kreut të opozitës, ky është sektori më jetik për ekonominë kombëtare dhe ndryshimi më 25 prill shihet në këto marrëveshje që janë garancia e qeverisë së ardhshme që do t’i shërbejë fuqizimit të bujqësisë dhe fermerit shqiptar.

Lideri i opozitës gjithashtu tha se me nxitjen përmes programeve për shumëfishimin e ndihmës nga IPARD-i dhe hapja e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të krijojnë mundësi për subvencione direkte për bujqësinë shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...