Dukej se Rama ishte i mahnitur nga puna që ishte bërë për Pediatrinë e re.

Ai theksoi se nga pikëpamja e standardeve është njësoj si Spitali Memorial Rajonal i Fierit që u ndërtua nga Turqia dhe u inaugurua dje, ndërkohë që ai ka thumbuar edhe kritikët.

Sipas tij Pediatria e Re e Tiranës është më bindëse për ata që e quajtën spitalin e ri të Fierit stallë pasi ishte vetëm me një kat.