19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Kreu i PD, Lulzim Basha mbyll fushatën në Fier/ “Në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime”

Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbyllur fushatën në Fier këtë të enjte teksa pas 3 ditësh mbahen zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur nga Fieri për fenomenin e shit-blerjes së votave duke akuzuar Ramës se nuk po bën asgjë për ta ndaluar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha tha nga Fieri se Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave.

Kryedemokrati theksoi se ka qenë Rama ai që e ka mbajtur Shqipërinë larg nga Bashkimi Evropian.

Në mbyllje të fushatës në këtë qytet, Basha tha se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se qytetarët kanë vendosur që në 25 prill do të votojnë numrin 9 dhe Partinë Demokratike.

“Në vend që të ndalë marifetet e fundit dhe shitblerjen e votës ai që për 8 vite nuk bëri asgjë mundohet të fajësoje këdo, por nuk ka për t’ia dalë. Edhe vetë ai e di që në 25 prill është i humbur. Në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime.

Shqiptarët e kanë ngritur kokën, janë të drejtë, të fortë dhe të dielë të gjithë të votojmë numrin 9.

Qeveria që do të dalë nga kjo votë do të jetë qeveria juaj, qeveria e Fierit dhe e gjithë Shqipërisë. Të dielën sjellim fitoren më të madhe. Rama është i humbur! Votoni 9 për ndryshim!

Me tej Basha u shpreh se: “Anëtarësimi në BE do të thotë një ekonomi e fortë, vende të reja pune, paga më të larta, arsim më të mirë, shpresë dhe siguri për të gjithë shqiptarët”.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...