22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

U gjet e vdekur 14-vjeçaria, babai i adoleshentes u përfshi në rrëmbimin e vajzës për të zhvatur nënën e saj

Policia dhe prokuroria maqedonase kanë njoftuar të dielën në mbrëmje se kanë gjetur trupin e pajetë të Vanja Gjorçevskas, vajzës 14-vjeçare e cila ishte zhdukur një javë më parë në Shkup.

Për këtë ngjarje, që ka trondituar opinionin në Maqedoninë e Veriut, dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në Gjykatën Penale, e cila, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të dalë me informacione të detajuara sot.

Nga prokuroria e Shkupit kanë bërë të ditur se, lidhur me këtë rast, në pyetje po merret edhe babai i vajzës së vrarë, pa dhënë detaje mbi përfshirjen e mundshme të tij në këtë ngjarje.

Organet e ndjekjes kanë njoftuar për gjetjen edhe të një trupi tjetër të pajetë në Veleshtë, që besohet të jetë ekzekutuar ditën e njëjtë me 14-vjeçaren.

Policia dhe Prokuroria thonë se të dyja rastet kanë lidhshmëri, apo janë kryer nga autorët e njëjtë.

“Pas masave dhe aktiviteteve të gjithanshme të ndërmarra nga zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup, më 3 dhjetor trupi i pajetë i të miturës V.G. e cila ishte raportuar e zhdukur më 27.11.2023, është gjetur në rrethinën e Shkupit, ndërsa në afërsi të Veleshtës, është gjetur edhe trupi i pajetë i P.Zh. (74 vjeç) nga Velesi, i cili ishte raportuar i zhdukur më 24.11.2023. Në lidhje me të dyja rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve janë ndaluar, një është jashtë shtetit dhe një tjetër po merret në pyetje“, thuhet në njoftimin e prokurorisë maqedonase.

Sipas organeve policore dhe prokurorisë, motivi për kryerjen e vrasjeve besohet të jetë “përfitimi material“.

Paraprakisht, në lidhje me veprat penale është gjetur një automjet i djegur, i tipit Citroen, dhe pas ekspertizës janë siguruar prova materiale për përfshirjen e personave të ndaluar, për të cilat pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të bëhet kallëzimi përkatës penal në koordinim me Prokurorin Publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...