10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Izraeli vazhdon sulmet, pavarësisht përpjekjeve për uljen e viktimave civile

Pavarësisht thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara për të ulur viktima civile, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij ushtarake në Gazë. Sulmet ajrore janë rifilluar kundër objektivave të Hamasit, ndërsa shqetësimi për humbjet në radhët e civilëve rritet. Një përpjekje për të ndihmuar qytetarët të shmangen luftimet ka shërbyer si tentativë për të ndikuar në zhvillimet aktuale. Megjithatë, ende nuk ka bisedime të arritura për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit.

Por, Izraeli dhe Hamasi hezitojnë të negociojnë për një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve të tjera.

“Dështuan bisedimet pasi Hamasi nuk donte të paraqiste lista të reja me emrat e grave dhe fëmijëve, që ne e dimë se i mbajnë peng. Nuk donte t’ia paraqiste Izraelit për shqyrtim dhe për t’i shkëmbyer”, tha zot.

Në një artikull të publikuar rishtazi në gazetën The New York Times thuhet se Izraeli kishte patur dijeni paraprakisht dhe se nuk i kishte kushtuar rëndësinë e duhur planeve të Hamasit për të bërë sulmet e 7 tetorit. Pikëpyetjet që ngre artikulli duhet sidoqoftë të marrin përgjigje në një kohë tjetër, thotë ministri izraelit për çështjet strategjike, Ron Dermer.

“Pas luftës do të kemi një hetim serioz. Është shumë e rëndësishme që gjatë luftës të bashkojmë të gjitha forcat për të arritur objektivin e përbashkët për të eliminuar kapacitetet ushtarake të Hamasit, për t’i dhënë fund regjimit të tij në Gazë dhe për t’u siguruar se Gaza nuk do përbëjë më rrezik për Izraelin, si dhe për të rikthyer pengjet”, tha ai.

Zoti Dermer mendon se shkatërrimi i Hamasit do t’i hapë derën paqes rajonale.

“Në kontekstin e paqes rajonale duhet të gjejmë mënyrën se si të shkojmë përfundimisht drejt një marrëveshjeje politike me palestinezët”, tha ai.i Kirby.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...