27.5 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

Çmimet e naftës në tregjet botërore bien ndjeshëm krahasuar me nivelet maksimale vjetore

Në fillim të javës, çmimet e naftës Brent ra pranë 78 USD për fuçi, duke shënuar një rënie prej afërsisht 18% në dy muajt e fundit. Megjithatë, kjo tendencë nuk ka pasuar një reflektim në çmimet e karburanteve në Shqipëri, ku ato mbeten të pandryshuara pranë niveleve të 200 lekëve për litër. Analizat tregojnë se, megjithë shfuqizimin e Bordit të Çmimeve Tavan, konkurrenca në tregun e karburanteve nuk ka shfaqur shenja të rritjes së ndjeshme. Në të njëjtën kohë, ekspertët e Raiffeisen Research parashikojnë një tendencë rënieje të çmimeve globale të naftës në dy vitet e ardhshme, duke arritur mesatarisht vlerën e 85 USD për fuçi deri në fund të vitit 2024.

Raiffeisen Research: Çmimet e naftës bruto do të ulen në tre vitet e ardhshme

Raiffeisen Research parashikon se gjatë dy viteve të ardhshëm oferta për naftë bruto do të tejkalojë gradualisht kërkesën dhe kjo do të sjellë ulje të çmimeve.

Sipas analizës së fundit të njësisë së kërkimeve të grupit bankar vienez, çmimi mesatar i naftës Brent parashikohet mesatarisht pranë nivelit të 85 dollarëve për fuçi deri në fund të vitit 2024, por për shkak të një rritjeje më të ngadaltë të kërkesës ai pritet të bjerë në 75 USD për fuçi në vitin 2025 dhe në 70 USD për fuçi në vitin 2026.

Deri më tani, prodhuesit më të mëdhenj të OPEC-10 (Arabia Saudite, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti) kanë rënë dakord ta mbajnë vetë përsipër uljen e prodhimit, pa bashkëpunimin e prodhuesve më të vegjël anëtarë të kartelit.

Megjithatë, nëse lind nevoja për të ulur më tej prodhimin me qëllim mbështetjen e çmimeve, Raiffeisen Research beson se grupi i katër prodhuesve më të mëdhenj mund të jetë më pak i gatshëm të përballojë peshën kryesore të shkurtimeve shtesë të furnizimit, pa angazhimin e të gjithë anëtarëve të kartelit.

Raiffeisen Research pret që tregu global i naftës të lëvizë nga një deficit prej 0.9 milionë fuçi në ditë në tremujorin e parë 2024, në një suficit prej 0.8 milionë fuçi në ditë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Vlerësimet aktuale tregojnë se kërkesa globale për naftë bruto është afërsisht 102 milionë fuçi në ditë, ndërsa oferta afërsisht 101.8 milionë fuçi, me një deficit prej rreth 0.2 milionë fuçi në ditë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel , 13 Shtator 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Në dashuri, një bisedë e sinqertë mund të sjellë më shumë afërsi me partnerin. Beqarët mund të kenë...

Parashikimi I motit , e Diel , 13 Shtator 2026

0
E diela, 13 shtator, do të sjellë një përkeqësim të kushteve atmosferike në Shqipëri. Sipas parashikimit të publikuar sot, moti do të jetë i...

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...