5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Irani s’e lejon familjen e Aminit të udhëtojë për ta pranuar çmimin e BE-së

Autoritetet në Iran kanë ndaluar prindërve dhe vëllait të Mahsa Aminit, aktivistes së drejtave të gruas që vdiq në paraburgim më 2022, të udhëtojnë për të pranuar çmimin Sakharov të Bashkimit Evropian. Pasaportat u konfiskuan në aeroportin e Teheranit më 8 dhjetor, ndërsa avokati i tyre u lejua të udhëtonte. Parlamenti Evropian i ndau post-mortem çmimin Aminit dhe lëvizjes “Gra, Jetë, Liri”. Çmimi Sakharov ndahet për individë dhe organizata që promovojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Çmimi do të ndahet më 13 dhjetor në Strasburg. Amini u arrestua për shkelje të ligjit të veshjes islamike dhe vdiq në paraburgim, shkaktuar zëra të fuqishëm kundër qeverisë iraniane.

Nominimi i Aminit dhe lëvizjes është “njohje e përpjekjeve të tyre të guximshme për të kërkuar të drejta për gratë”, tha David McAllister, kryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, kur njoftoi për nominimet për këtë çmim më 12 tetor.

“Parlamenti qëndron me të gjithë personat në mbarë botën që dedikojnë jetën e tyre në mbrojtje të vlerave demokratike”, shtoi ai.

Çmimi, i themeluar më 1980 për t’i nderuar individët dhe organizatat që i promovojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshin një shumë prej 50.000 eurove.

Çmimi do të ndahet më 13 dhjetor në Strasburg.

Amini, një kurde iraniane, vdiq në paraburgim më 16 shtator 2022, pak pasi ishte arrestuar nga e ashtuquajtura policia e moralit, për gjoja shkeljen e ligjit të rreptë të Iranit për veshjen islamike.

Mbështetësit e saj thonë se ajo u abuzua fizikisht në paraburgim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...