Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin, por më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 14°C.